Enrique: Qe qysh del Barça nga kriza

Barcelona po përjeton nji prej momenteve ma të vështira të mundshme. Vetëm para do jave, askush s’ka mujt me imagjinue se katalanët kane me ra në krizë totale. Rezultatet negative të ndeshjeve të fundit kanë ba që blaugranat të eliminohen nga Champions, ku cilësoheshin favoritë, dhe ta kenë në diskutim titullin në Spanjë, që veç para pa jave, dokej thujse i sigurt. Barça ka shansin me u rikthye te suksesi, prej ndeshjes me Deportivo La Coruna dhe trajneri Luis Enrique paralajmëron lojtarët.

“Nuk kemi kujtime të mira nga dy përballjet e fundit me Deportivon. Flasim për nji ekip që ka arrite me barazue dy herë në Camp Nou. Ata kanë kualitetin me na qit neve telashe”.

Drejtuesi i stolit katalan shpreson te reagimi i ekipit të tij.

“Të gjithë kemi përjetue situata të ngjashme, duhet me qene në gjendje me i kalue vështirësitë nëpërmjet ideve tona të futbollit. Jemi mësue me luejt nën presion. Ajo që duhet me ba asht me u përqendrue ma pak te kundërshtarët dhe me shenue golla ma shume. Sjellja e lojtarëve të mi m’ban optimist”.

Kriza e Barcelonës me gjase asht e lidhun me gjendjen fizike të futbollistëve, ndërsa Luis Enrique i tregon lojtarëve të tij rrugën për me tejkalue momentin negativ.

“Duhet të gjejmë zgjidhje për atë që po na ndodh, edhe pse nuk egziston vetëm nji shkak. Jemi në vështirësi dhe për me dalë nga kjo situatë, duhet me ba ate që kemi ba ma heret, pra me qene superiorë përballë kundërshtarëve. Objektivat tonë nuk kanë ndryshue. Nëse kena me i fitue tana ndeshjet, në fund kemi me qene  na ata që festojnë”.