Epoka e artë e Barcelonës po përfundon? Këto janë 5 arsyet!

Barcelona pësoi humbjen ma të randë në 9 vitet e fundit kundër Celta Vigos në Balaidos.

Barcelona pësoi humbje me rezultat 4-3 tue pranue 3 golla për vetëm 11 minuta.

Por, çka shkoi keq te Barcelona dhe pse vitet e arta po cilësohen si pjesë e të kaluemes?

Këto janë 5 arsyet që mundemi me thanë se Barcelona po e përfundon epokën e artë:

1. Sasia, por jo cilësia

Katalunasit nuk e kanë fuqinë e dikurshme tash e nji kohë, edhe pse ata arritën të sigurojnë disa transferime të mjaftueshme këtë merkato, por sa kanë me qenë efektive mbetet me u pa.

2. Mungesa e shpenzimeve

Para se Paul Pogba të nënshkruej për Manchester United, ia vlenë të përmendet se Barcelona kishte opcion për të.

Në qoftë se katalunasit kishin me shprehë interesimin për me ble atë, atëherë ka qenë dasht të shpenzonin nji shumë marramendëse të pareve,

3. Shumë rotacione

Barcelona ishte pushtuese gjatë viteve 2008-2012 dhe pothuejse edhe lojtarët e kishin mësue filozofinë e Barcelonës, dhe trajnerët nuk banin shumë ndryshime në formacion.

Kurse, tash Enrique ban deri në shtatë ndryshime për nji ndeshje dhe për këtë ekipi po e paguen çmimin.

4. Filozofia e Cruyff’it asht zhdukë

“Tue luejt futboll asht shumë e thjeshtë, por tue luejt futboll të thjeshtë asht gjaja ma e vështirë”

Nji nga thaniet ma të famshme të Johan Cruyff’it asht aplikue pothuejse gjithmonë nga Barcelona.

Dhe si doket tashma kësaj filozofie i ka ardhë fundi.

5. Messi markohet nga mesfusha

Ndikimi i tij asht dobësue shumë, dhe me mesfushë tashma të mbingarkueme, kolegët e tij në mënyrë të pashmangshme e kanë të vështirë ta gjejnë të lirë për t’ia pasue topin dhe nuk ka hapsinën e mjaftueshme, pra sulmet e Barcelonës janë në agoni si rezultat i kësaj.

A asht ky fillimi i fundit i epokës së artë të Barcelonës?