Erdogan ndërhyn edhe në sport: Shkarkohen 94 zyrtarë dhe referë elitarë

Mbas grushtit të shtetit në Turqi, ditën e djeshme janë pushue nga puna plot 94 referë rajonalë dhe kombëtarë, të cilët akuzohen se kanë marrë pjesë për me rrxue presidentin Rexhep Tayyip Erdogan, shkruen ‘Azvision’.

Federata jonë e konsideron të nevojshëm shkarkimin e 94 zyrtarëve, përfshi këtu referë rajonalë dhe kombëtarë. Pjesë e shkarkimeve janë edhe referët që vendosin drejtësi në elitën e futbollit turk”, thuhet në reagimin e Federatës së Futbollit të Turqisë.

Në deklaratë nuk jepen detaje të matejshme për emnat e referëve që janë pjesë e Super Ligës turke, tue theksue se hetimet janë në rrugën e mbarë për me zbardhë ngjarjen.