ESPN: 5 arsye pse duhet me ndjekë ndeshjen Rumani-Shqipni

Rrjeti sportiv ESPN ka analizue arsyet se pse të gjithë sonte duhet me qenë të fokusuem te ndeshja Rumani-Shqipni dhe jo te ajo mes Francës dhe Zvicrës, e cila nuk ka me pasë këtë randësi. Ndeshjet luhen në të njajtin orar.

Luhet për gjithçka ose asgja

Rumani-Shqipni nuk doket shumë e bukur në letër, por mundet me u kthye në nji klasike. Përballë vihen dy ekipe të pavlerësueme, të mallkueme nga mungesa e fatit, me nji mundësi për me u kualifikue. Nuk ka arsye se pse të luhet për nji barazim. Nji lojë e hapun pra mbasi barazimi nuk i intereson askujt.

Shqipnia nuk dorëzohet kurrë

Shqipnia asht mbresëlanëse: nji ekip me kaq pak resurse, por e bekueme me sa doket me kurajë të palimitueme. Shumë ekipe kishin me u dorëzue mbasi të kishin humbë kapitenin në pjesën e parë në ndeshjen e parë, por djemtë e Gianni De Biasit dokej sikur e injoruen kartonin e kuq të Lorik Canës dhe u hodhën në sulm. Zvicra po kryesonte me nji goll avantazh, por e pa veten të përballej me nji kundërsulm të pamenduem. Shqipnia vuni në vështirësi zvicranët tue refuzue që me u shqetësue për problemet e situatës, në të cilën gjendej. Ata ishin edhe ma të shkëlqyem ndaj Francës në Marseille, tue kapitalizue pasigurinë e vendasve dhe thuejse tue i sigurue vetes nji pikë. Të thuesh që Shqipnia meriton ma shumë për përpjekjet që ka ba, asht praktikisht gjaja ma e sigurt e kësaj vere.

Ata janë të rrezikshëm nga krahët

Të Diellen, për herë të parë, ata kanë me pasë mundësi të barabarta. Rumania ka forcë, por nuk asht Franca. Nuk ka me qenë e nevojshme që të presin të tërhequn. Shqipnia mundet me luejtë simbas dëshirës së saj. Forca e tyne ma e madhe, përveç frymës luftarake, asht aftësia për me shpërthye me shpejtësi nga krahët.
Dy mbrojtësit e krahut, Agolli dhe Hysaj, nuk e kanë aspak problem me i kalue mesfushorët e krahëve, Lenjani dhe Lila. Nëse Memushaj, i jashtëzakonshëm kundër Francës, mundet me sigurue ma shumë mbështetje për sulmuesin punëtor Sadiku, Shqipnia mundet me krijue probleme Rumanisë.

Edhe Rumania ka qenë e pafat

Rumania ka nji pikë që tani, por mund të kishin qenë dy të tilla. Nji penallti e Bogdan Stancu thuejse i siguroi nji pikë ndaj organizatorëve francezë në Paris. Por, u mposhtën nga nji moment gjenialiteti spektakolar të Dimitri Payet.

Kujtoni që ata mund të kishin kalue në avantazh që në 5 minutat e para, të ndaluem vetëm nga nji pritje e pabesueshme e Hugo Loris. Ashtu si Shqipnia, mbrohen mirë, por ata kanë me ju gëzue mundësisë që kanë për me marrë iniciativën. Janë gati për me ba nji gja të tillë.

Ndeshja e fundit e Jordaneskut

Për trajnerin rumun kjo ka me qenë ndeshja e fundit në karrierë.