Etrit Berisha larg Lazios

E ardhmja e Etrit Berishës asht ende në dilemë dhe pritet të vendoset përfundimisht vetëm mbas ndeshjes mes Lazios dhe Juventusit, e cila luhet të Shtunen.

Portieri i Lazios shpresonte që me fitue besimin e trajnerit Simone Inzaghi për me qenë gardiani i pazavendësueshëm i portës bardhekaltër.

Por, në krahun tjetër, trajneri italian vazhdon me besue te aftësitë e Frederico Marchettit, pamvarësisht formës jo të mirë që ai kallxoi në ndeshjen ndaj Atalantas ku pësoi dy golla të evitueshëm.