Etrit Berisha mundet me mbrojtë për Kosovën mbas Euro 2016

Portieri i kombëtares së Shqipnisë, Etrit Berisha, ka konfirmue se ende nuk ka marrë nji vendim nëse do ka me vazhdue me qenë pjesë e Shqipnisë edhe mbas Europianit, mbasi portier e la të hapun mundësinë për me u rikthye tek Kosova, përfaqësuese për të cilën ka luejtë para se të veshte fanellën e Shqipnisë.

“Për mue, ka qenë nder që me i përfaqësue të gjithë shqiptarët. Tash që asht ba kjo ndamje, nuk ndjehem në maksimum, mbasi edhe po shkova te Kosova, ose të rri te Shqipnia, për mue ka me qenë nji lloj zhgënjimi apo nuk kam me u ndje edhe aq mirë. Kjo asht nji situatë e vështirë për mue. Kam qenë ma parë me Kosovën, mandej me Shqipninë. Për mue ma e mira asht që me mujt me i përfaqësue të dyja. Mendoj që vendimet për këtë ka me i marrë mbas Europianit”, asht shpreh Berisha.