Euro 2016, festimet mbas lojës, UEFA rregulla të reja për familjarët

Komiteti organizues i Euro 2016 ka vendosë që mos me i lejue futbollistët me i marrë në fushë fëmitë mbas përfundimit të ndeshjes.

Jemi mësue që në çdo kampionat, jo veç në atë Europian, mbas përfundimit të ndeshjes me zbritë në fushë familjarët e futbollistëve ku shpesh herë janë ba dhe protagonistë të fitores. Por, ky moment, tashma ka me mbetë pjesë e së kaluemes.

Drejtori i Euro 2016 Martin Kallen asht shprehë se nji ndër arsyet kryesore për këtë vendim asht siguria.

“Nuk jemi totalisht kundër, por na duhet me qenë të kujdesshëm dhe me garantue sigurinë. Ky asht nji Kampionat Europian, jo njëiparty familjare. Nji stadium nuk asht vendi ma i sigurt për fëmitë e vegjël. Veç njerëzit të akredituem munden me hy në fushë dhe askush tjetër” asht shprehë Kallen.