Euro 2016: Gjithçka që duhet me ditë

Euro 2016 ka me qenë nji garë mes 24 ekipeve gjatë 30 ditëve në 10 vende të ndryshme të Francës.

Finalja ka me u zhvillue në “Stade de France” në Paris, me 10 Korrik, me Spanjën që shpreson mbajtë titullin që fitoi në vitet 2008 dhe 2012.

Qysh funksionon?

Për herë të parë, turneu final i Kampionatit Europian ka me u përba nga 24 ekipe, tue u zgjanue nga formati me 16-ekipe që asht përdorë nga viti 1996. Me 6 grupe me nga 4 ekipe, 2 ma të mirat kualifikohen direkt, atyne u shtohen edhe 4 kombëtaret e treta ma të mira. Me pak fjalë vetëm 8 ekipe s’kanë me u kualifikue nga ndeshjet në grupe. Nji pikë mundet me qenë e mjaftueshme për me u kualifikue për fazën e ardhshme. Mandej gjithçka ka me u mvarë nga ndeshjet direkte.

Kush ka me fitue?

Greqia arriti me fitue trofeun në vitin 2004, pra me parashikue se kush ka me qenë fituesi asht pak e vështirë. Gjermanët, të cilët dy vite ma parë ngritën Kupën e Botës, janë favoritët, por edhe mbajtësit e titullit, Spanja nuk mbeten larg.

Cilat janë shanset që me fitue vendi organizator

Franca si vend organizator fitoi Kupën e Botës në vitin 1998, dhe gjthçka mundet me ndodhë që me u përsëritë ky fakt.

5 kombëtare debutuese

Formati me 24 ekipe u dha shpresë vendeve që tradicionalisht nuk kanë pasë sukses, 5 vende kanë përfitue nga ky ndryshim rregullash për me u kualifikue për herë të parë. Përveç Shqipnisë, e cila u rendit e dyta tue lanë jashtë Danimarkën, gjithashtu për herë të parë në finalet e nji Kampionati Europian luejnë edhe shtetet britanike si Irlanda e Veriut dhe Uellsi. Sllovakia ka arritë me u kualifikue për herë të parë që mbas ndamjes nga Çekia. Me nji popullsi prej rreth 330 mijë, Islanda ja ka dalë me u kualifikue tue u ba edhe shteti ma i vogël që ka me luejtë në Europian. Ata mundën 2 herë Holandën, e cila këtë garë mbeti jashtë.

Rregullat e reja për Euro 2016, e për të ardhmen

Në muejin Mars të këtij viti, FIFA bani nji rishikim të rregullores dhe përcaktoi si datë zbatimi të tyne 1 Qershorin.

Janë rreth 90 ndryshime të bame, por ma poshtë ju renditim ato ma thelbësoret:

Kartona të kuq para ndeshjes: Tashma lojtarët munden me u largue pë në dhomat e zhveshjes me karton të kuq ende pa nisë ndeshja, megjithatë ata munden me u zavendesue nga lojtarët që janë pjesë e rezervave.

Dalja jashtë fushe për mjekim: Nëse nji lojtar asht lendue dhe ndëshkimi për lojtarin tjetër asht me karton, atëherë i lenduemi nuk duhet me lanë fushën domosdoshmërisht dhe mundet me marrë nji mjekim të shpejtë. Ky ndryshim asht ba për me evitue situatat ku nji ekip me luejtë përkohësisht me 10 lojtarë.

Dhanies fund të “denimit të trefishtë”: Nji faull mbrenda zonës tashma ka me çue normalisht në ndëshkim me karton të verdhë për lojtarin që bani ndërhymjen e gabueme dhe jo ma me karton të kuq. Kjo ka me i dhanë fund edhe asaj që quhet “denim i trefishtë” me penallti, largimin nga ndeshja dhe pezullimin për ndeshjet e ardhshme.