Euro 2016 në “gjendje të jashtëzakonshme”

Qeveria Franceze vazhdon me monitorue dhe vlerësue me kujdes situatën në vend, mbas atentateve terroriste të muejit Nandor që kishin si cak edhe “Stade de France”, gjatë miqësores mes “Gjelave” dhe Kombëtares së Gjermanisë.

Atentatet e ndodhuna mes stadiumit dhe disa lokaleve në qendër të Parisit, u kushtuen jetën 130 personave, ndërsa mbas kësaj ngjarje, u ngritën shumë pikëpyetje rreth sigurisë në Euro 2016. Gjithsesi, qeveria nuk ka qëndrue duerkryq, tue hartue nji plan konkret deri në fund të kompeticionit, që synon me bllokue çdo tentativë të mundshme nga ana e terroristave, për me njollos me gjak Europianin.

Në këtë mënyrë, qeveria ka vendos me zgate gjendjen e jashtëzakonshme edhe për dy muej të tjerë, qe domethane se kjo masë ka me shkue përtej komepticionit. Në këtë mënyrë, gjatë periudhës 1 mujore, kur ka me u zhvillue Europiani, Franca ka me qene e blindueme.