Euro 2016: S’ka nji minutë heshtje për viktimat e Stambollit. UEFA jep arsyetim qesharak

UEFA ka vendosë që në ndeshjet çerekfinale të “Euro 2016” mos me u mbajtë asnji minutë heshtje për viktimat e sulmeve terroriste në Aeroportin e Stambollit.

Këtë vendim UEFA e ka marrë tue u justifikue se Turqia nuk asht pjesë e Kampionatit Europian, raporton gazetari i Associated Press, Rob Harris.

Nga sulmi terrorist ditën e Martë në Aeroporin e Stambollit “Ataturk” humbën jetën të paktën 41 persona.