Europa League, gjysëfinalet

Do të jenë Shakhtar Donetsk-Sevilla dhe Villareal-Liverpool gjysëfinalet e Europa League në edicionin 2015-2016 që po dhuron emocione të cmenduna. Kështu vendosi shorti i Nion që përcaktoi tabelën që ka me na cue në finalen e 18 majit në Bazel t’Zvicrës.

U evitue në këtë mënyrë nji derbi spanjoll në gjysmëfinale, ashtu si dhe një supersfidë hipotetike të Liverpulit të Jurgen Klopp dhe kampionëve në fuqi të Sevillas. Nëse do të takohen, kjo do të ndodhë në finalen e madhe të St Jakob Park.