Europiani i shqiptarëve, a e keni ditë që edhe Italia ka nji shqiptar!

Ky Europian karakaterizohet me numrin e madh të shqiptarëve, që përveç Shqipnisë luejnë edhe në disa Kombëtare tjera.

Natyrisht, mbas Shqipnisë asht Zvicra me numrin ma të madh të shqiptarëve, por nuk mungojnë edhe te disa ekipe me nam, siç janë Gjermania apo edhe Italia, që ndoshta pak nga ju e keni ditë, transmeton Rrokum.TV

Nëse llogariten së bashku, 23 lojtarë të Shqipnisë, gjashtë në radhët e Zvicres, nji në Gjermani (Shkodran Mustafi) dhe nji arbëresh me origjinë në Itali (Antonio Candreva), rezulton se në këtë Europian ka 31 lojtarë me origjinë shqiptare.