Eurosport: Zvicra tutet mbas pranimit të Kosovës n’FIFA

“Eurosport” ka ba nji tekst të veçantë për pranimin e Kosovës në FIFA. Natyrisht se, përveç lajmit se Kosova asht anëtare e 210 e FIFA’s, shkruen edhe për mundësinë e afrimit të lojtarëve shqiptarë që luejnë në shtetet tjera.

Në veçanti, në tekstin e bamë, përmenden dyshja Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, simbas të cilës lojtarët në fjalë munden me ndërrue përfaqësuese.

“Serbia dhe Zvicra kishin dalë kundër pranimit të Kosovës. Tashma zviceranët kanë frikë largimin e shumë yjeve të tyne që janë kosovarë, si Granit Xhaka apo Xherdan Shaqiri”, ka shkrue “Eurosport”.

Derisa gazeta e njohun zvicerane, “Blick”, ka shtue vetëm nji pyetje nga tuta: Çfarë ka me ndodh tash me shqiptarët e Zvicrës?.