Evolucioni i Shqipnisë, këta janë 6 besnikët e De Biasit

Gianni de Biasi ka nji grup të futbollistëve besnikë në Kombëtaren e Shqipnisë.

Kanë kalue thuejse pesë vite nga momenti kur Gianni De Biasi mori drejtimin e Kombëtares shqiptare. Italiani mori nji ekip që kishte nevojë për nji projekt afatgjatë dhe për ndryshim rrajsor, mbasi ishte tue u mbyllë nji cikël me futbollistë si Duro, Skela, Lala dhe shumë të tjerë që për vite me radhë përbanin boshtin kryesor të ekipit kuqezi.

Pesë vite ma vonë, strategu që arriti të kualifikonte për herë të parë Kombëtaren e Shqipnisë në nji Europian ka nji tjetër bosht që përbahet nga futbollistë të tjerë si Berisha, Mavraj, Agolli, Hysaj, Abrashi dhe Kukeli. Të masipërmit u kanë mbijetue ndryshimeve të shpeshta dhe rrajsore që ka ba disa herë trajneri De Biasi.