Exclusive: Intervista e Ibrahimovic, ma të rejat rreth të ardhmes së tij

Zlatan Ibrahimovic asht nji nga futbollistët ma të përmendun në merkato. Sulmuesi suedez, i cili ka mbyllë në mënyrë madhështore aventurën e tij tek PSG, asht përfolë gjatë këtyne ditëve si përforcimi i radhës i Manchester United. Mediat britanike theksojnë se, tek Manchester United ka me pasë nji ribashkim të sulmuesit me ish trajnerin e tij tek Interi, Jose Mourinho. Vetë Ibra nuk konfirmon për momentin nji lëvizje të tillë, edhe pse pranon që asht i qartë për të ardhmen e tij.

“Të shohim se çka ka me ndodhë. Kam folë shpesh me Mourinhon dhe dëshirojmë me punue sërish së bashku. Nëse dëshiron me fitue ai asht njeriu i duhun për me marrë. E ardhmja asht shkrue, mbasi unë e kam ba zgjedhjen time kohë ma parë”.

Pamvarësisht se, konferenca për shtyp ka zgjatë rreth nji orë, Zlatan nuk e ka ba të qartë destinacionin e tij të ardhshëm. Madje, edhe kur e kanë pyetë në mënyrë specifike për kalimin tek United, me buzëqeshje ka kthye nji përgjigje që nuk konfirmon asgja. Megjithatë, ai ka tregue në këtë konferencë për shtyp se ende ka kërkesa të mëdha në drejtim të tij.

“Më duen në Itali, Angli dhe jashtë Europës. Kam marrë shumë oferta konkrete, por nuk ka nevojë që me u shqetësue”.

34-vjecari ka luejtë në karrierën e tij si profesionist në 7 ekipe të ndryshme, tue qënë gjithmonë fitues i kampionateve respektive. Ditët e fundit asht folë për nji rikthim në Serie A ku e kërkojnë Juventus dhe Milan. Por, për të mësue nëse në karrierën e Ibrës nji ekip të ri apo nji rikthim në të kaluemen, duhet me pritë edhe disa ditë.