Fadil Vokrri, postim emocional për përvjetorin e Pamvarësisë së Kosovës

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës ka urue për përvjetorin e nandë të Pamvarësisë.

Ma meritori që Kosova asht në FIFA dhe UEFA, padyshim asht Fadil Vokrri, i cili ka urue në mënyrë të veçant këtë përvjëtor.

Postimi i plotë:

“Të nderuar, drejtues të klubeve, futbollistë, trajnerë, gjyqtarë, adhurues të futbollit, media dhe qytetarë të Kosovës!

Kam nderin që në emër të KE dhe në emrin tim t’u uroj 9 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, me bindjen që tashmë shteti i Kosovës po ecën me hapa të sigurt drejt zhvillimit demokratik, ekonomik, kulturor e veçmas në sferën e sportit. Të arriturat në sport ndërmjet përvjetorëve e forcojnë këtë bindje.

Në këtë ditë të shenjtë nuk mund të mos i kujtojmë të gjithë ata që u sakrifikuan deri në flijim sikur edhe gjithë ata sportistë që u flijuan që ne sot të gëzojmë lirinë. Ne duhet të punojmë edhe më shumë në mënyrë që çdo përvjetor të na gjejë, më të fortë e të përparuar në çdo sferë të jetës tonë.

Me respekt, Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së,” thuhet në positimn e faqës zyrtare të FFK-së.