Fakte interesante rreth ndeshjeve të para në Euro 2016

Me takimin Portugali – Islandë 1-1, ka përfundue rrethi i parë i tanaa grupeve në Euro 2016.

12 ndeshjet e para nuk dhanë asnji fitore bindëse. Nga 12 ndeshjet e para të zhvillueme vetëm tri takime përfunduen me barazim.

Takimet që përfunduen baraz ishin Angli – Rusi, Suedi – Irlandë dhe Portugali – Islandë. Të tria përfunduen me rezultat 1-1.

Fitoret ma të thella ishin me rezultat 2-0. Gjermani – Ukrainë, Itali – Belgjikë dhe Hungari – Austri përfunduen me rezultat 2- 0.

Vetëm dy nga 12 ndeshje sollën ma shumë se dy golla, ndërsa asnji nuk përfundoi pa golla. Ajo ishte ndeshja hapëse mes Francës dhe Rumanisë që përfundoi 2-1 për nikoqirët dhe fitorja e Uellsit ndaj Sllovakisë 2-1.

Nga gjashtë grupet me nga katër ekipe mbas tri xhirove kanë me kalue tutje nga dy ekipe. Përveç tyne, tutje shkojnë edhe katër ekipet që kanë ma së shumti pikë në pozitat e treta të tana grupeve.