Familja ‘tradhton’ Taulant Xhakën

Sfida e nesërme mes Shqipnisë dhe Zvicres ka me qenë në vëmendjen e medieve ma të mëdha botnore mbasi përballë kanë me qenë lojtarë të të njajtit komb, tue veçue duelin e vllazneve Taulant dhe Granit Xhaka.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka kallxon për ‘Ilustre.ch’ ndjesinë e përballjes me Granitin.

Por, familja doket sikur e ka tradhtue Taulant Xhakën, mbasi shumica në përballjen nesërme janë për Zvicren.

“Në familje? Nana asht 100% për Zvicrën. Ka jetue atje prej vitesh dhe i ka dhanë shumë ai vend. Baba asht 50 me 50. Fakti që 150% e familjes janë me Zvicrën, më japin edhe ma shumë kënaqësi nëse ka me fitue me Shqipninë”.