Fanellat ma të shituna: Martial para Messit e Ronaldos!

Fanella e futbollistit të Manchester United, Anthony Martial asht ma e shituna. Kjo asht ajo që rezulton nga klasifikimi i veçantë i përpiluem nga tablodi britanik “The Sun”, simbas të cilit, deri tash janë shitë, plot 2 milionë e 850 mijë fanella që mbajnë emnin e këtij futbollisti.

Në vendin e dytë në këtë klasifikim të “The Sun” qëndron ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi me 2 milionë e 290 mijë fanella të shituna, tue lanë mbas rivalin e tij të përhershëm Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi i Real Madrid duhet të kënaqet me vendin e tretë në këtë renditje me 1 milionë e 850 mijë fanella të shituna.