Fatih Terim i tregon me telefonin e tij referit se golli ishte offside

Kjo ndodhi në miqësoren e zhvillueme mes Turqisë dhe Anglisë e fitueme nga këta të fundit 2-1 me gollat e Kane dhe Vardy, ndërkohë që për Turqinë shënoi Calhanoglu.

Në momentin e gollit të parë të Anglisë, i shënuem nga Harry Kane, Terim vuni re se sulmuesi i Tottenham ishte në pozicion jashtë loje dhe e filmoi atë për me ja tregue këtë edhe referit të katërt.