Fatih Terim kerkon vetëm fitore ndaj Kosovës!

Fatih Terim, selektori i Turqisë, kerkon vetëm fitore në ndeshjen ndaj përfaqësueses së Kosovës.

Turqia dhe Kosova kanë me u perballë të Shtunën në Antalya në kuadër të kualifikimeve për Botnorin “Rusia 2018”.

Selektori i ekipit turk, Fatih Terim, i ka objektivat e qarta për këtë ndeshje: vetëm fitore.

“Për me marrë pjesë në Kupën e Botës na duhet me i fillue të gjitha ndeshjet si vendas. Për këtë arsye parulla kundër Kosovës asht: vetëm fitore. Duem që ky të jetë nji fillim i ri për ekipin tonë”, ka deklarue Terim për “Sabah”.

Por, ish-trajneri i Milanit dhe Galatasarayt ka respekt për ekipin e Albert Bunjakit, i cili për herë të parë merr pjesë në garat ndërkombëtare.

“Kundërshtari ynë edhe pse nuk ka pervojë ndërkombëtare, ka gjurmë të nji tradite të vjetër futbolli. Ata po dalin në çdo ndeshje për me prezentue dhe përfaqësue ma së miri vendin e tyne”, ka theksua ai.