Federata e Zvicrës reagon kështu mbas pranimit të Kosovës n’FIFA

Menjiherë mbas pranimit të Kosovës në FIFA, mediumet zvicerane kanë shprehun shqetësimin e tyne që në titujt e lajmeve.

“FIFA e pranoi Kosovën si anëtare të ‘210 – çka kanë me ba Shaqiri dhe të tjerët?”, pyet portali Watson, pak ma neutrale ishte gazeta Blick: “Edhe FIFA i thotë po Kosovës”.

Federata e Futbollit e Zvicrës (SFV) ka lëshue nji komunikatë, ku fillimisht nënvizohet se, mbas pranimit të Kosovës në UEFA me 3 maj, anëtarësimi në FIFA ishte i pritshëm.

Federata konstaton se dispozitat e FIFA’s, sa i përket të drejtës së lojtarëve për me luejt për ekipet kombëtare nuk janë ndryshue.

“Ato nuk ishin hiç temë në Kongresin e FIFA’s”, tha presidenti i Federatës Peter Gilléron. Ai ka nënvizue se: “Për këtë arsye na konsiderojmë se, lojtarët me shtetësi të Zvicrës apo të Kosovës, të cilët janë angazhue në nji ndeshje zyrtare të ekipit tonë nacional, nuk kanë mundësi me luejt ndonjiherë për Kosovën”.

Megjithatë, Federata Zvicerane e Futbollit nuk asht aq e sigurt. Simbas rregullores nuk mundet me u përjashtue mundësia që nji lojtar me synue me luejt për Kosovën. Shefi i shërbimit juridik të Federatës, Robert Breiter, ka shpjegue: “Nëse nji lojtar kërkon me ndërrue Kombëtaren, për nji kërkesë të tillë ka me u dasht me marrë vendim komisioni përkatës i FIFA. Aktualisht nuk kemi indikacione se ndokush nga lojtarët e ekipit A e ka ndërmend me ba nji ndërrim”.