Federata e Zvicres ‘sulmon’ ate të Kosovës

Federata e Futbollit e Zvicrës ka kritikue randë homologen e Kosovës për mos respektim ndaj futbollistëve të tyne si: Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, Valon Behramin e Shani Tarashajn.

“Situata aktuale vuen nga mungesa e qartësisë në rregullore. Federata Zvicrane kërkon që kjo situatë të marrë fund sa ma shpejt që të jetë e mundun. Fatkeqësisht, FIFA dhe UEFA nuk u janë përgjigjë kërkesave tona”, thuhet në njoftimin e Zvicrës.

“Federata Zvicrane e Futbollit sheh me keqardhje që prioriteti i drejtuesve kosovarë ka qenë të rekrutojnë lojtarë për kualifikueset e Kupës së Botës, në vend që të përforcojnë themelet e Federatës së tyne”, vazhdon njoftimi.