Federata gjermane vendos për fatin e Joachim Low

Presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Reinhard Grindel, ka njoftue se Joachim Low ka mbështetjen e plotë të Federatës dhe shpreson se trajneri 56-vjeçar ka me mbetë në krye të përfaqësueses gjermane.

Mbas humbjes nga Franca në gjysëfinale të Euro 2016 Low njoftoi se ka me ju dashtë pak kohë për me mendue rreth së ardhmes, por Grindel ka thanë se trajneri gjerman ka me mbetë në krye të gjermanëve.