Federer mungon në “Roland Garros”, nuk kishte ndodhë qysh prej 1999’s

Roger Federer nuk ka me marrë pjesë në edicionin e vitit 2016 të turneut “Roland Garros” në Paris, që fillon këtë Dille. Tenisti zviceran, si pasojë e problemeve në shpinë, e ka zyrtarizue mungesën e tij në “Grand Slam” që ka me u zhvillue në Francë, nëpërmjet nji mesazhi në faqen e tij në rrjetin social Facebook.

“Më vjen keq, por vendosa mos me marrë pjesë”, ishte thelbi i fjalëve të tenistit nga Zvicra, numri 3 në botë.

“Nuk jam në 100% të formës time dhe kisha me komprometue të gjithë sezonin, nëse kisha me luejt. Më vjen keq për tifozët, por kemi me u pa sërish në Paris në vitin 2017”, tha Federer.

Për Federer kjo ka me qenë mungesa e parë në “Grand Slam”, qysh nga viti 1999.