Festa madhështore e Real Madrid me tifozët në Santiago Bernabeu

Nga parakalimi mbi autobusin e hapun në rrugën kryesore të Madrid’it, në Santiago Bernabeu.

Festa e Real Madrid për tofenë e 11’të në Champions League u zhvendosë në mbramje në stadium mitik të qytetit, ku ishin mbedhë me dhetna mijëra tifozë.

Protagonistët e finales së San Siros u ngjitën në skenën e improvizueme në mesin e fushës, ku përshëndetën të gjithë nji e nga nji tifozët e Real’it.

Nga trajneri Zidane e deri te Cristiano Ronaldo që knoi bashkë me tifozët “Kështu fiton Madridi”.

Fishekzjarret në “Santiago Bernabeu” e banë edhe ma spektakolare këtë mbramje festive, me futbollistët që parakaluen në fushën e gjelbërt të shoqnuem me fëmitë e tyne.