Festimet për Kombëtaren e futbollit: Edhe ish kapiteni i Shqipnisë shpërthen kundër qeverisë

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare dhe nji nga lojtarët e preferuem të tifozëve kuqezij, Ervin Skela ka folë në lidhje me festimet e kuqezijve mbas kthimit në Shqipni, ku ata kishin nji axhendë të ngjeshun të hartueme nga qeveria e Shqipnisë, çka bani që me tifozët me festue shumë pak.

“Tifozët duhet me qenë në radhë të parë dhe të festohet me ta. Me tifozët në Francë, kallxuem se jemi nji popull që e do paqen dhe kënaqësinë. Kanë invester shumë për me shkue aty tue harxhue ditë të tana dhe financa”, ka thanë Skela, i ftuem në “Procesin Sportiv”.