FIFA 17 me nji gjest të madh për Chapecoense

Kompania EA Sports i asht bashkue vlugut të solidarizimeve dhe përkrahjeve të pothuejse çdo akteri në botën e futbollit ndaj ekipit brazilian.

Në nder të lojtarëve, të cilit vdiqën tragjikisht mbas përplasjes së avionit të tyne në Kolumbi, EA Sports e ka ba lojtarin e “Ultimate Team” me nji bexh dhe fanellë të Chapecoenses të Martën.

“Visheni këtë fanellë dhe bashkangjituni në mbështetjen e miqëve, familjarëve, dhe tifozëve të Chapcoenses,” shkruhet në nji mesazh të FIFA 17.