FIFA denon përjetësisht referin, i ndihmoi vetes me nxanë bastoren

Ndeshja mes Afrikës së Jugut dhe Senegalit ka me u përsëritë.

Dy kombëtaret afrikane kanë me u takue sërish mes vete edhe pse më 12 Nandor 2016 ishin përballë dhe Afrika e Jugut kishte triumfue 2:1.

Ky ka qenë vendimi i FIFA’s, që ka arritë në përfundim se referi kryesor i kësaj sfide, ganezi, Joseph Lamptey, tashma i suspenduem përjetë ka ndikue direkt në rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Në ndeshjen e luejtun në stadiumin Peter Mokaba, Lamtey referoi nji 11-metërsh të paqenë për prekje të topit me dorë nga senegalezi Kulibaly në fund të pjesës së parë. Për çudi të krejtëve, referi ganez e drejtoi gishtin kah pika e bardhë. Mandej u zbulue se Lamptey kishte pasion bastet, sidomos ato me shumë golla, prandaj kishte ba gjithçka që në këtë sfidë të drejtueme nga ai vetë, të shënoheshin të paktën tre golla.

Shperndaje në: