FIFA e UEFA në Kosovë për inspektime

Şenes Erzik, zavendëspresident i UEFA’s, Peter Gilliéron, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA’s, Thierry Favre, drejtues për zhvillim të federatave kombëtare, dhe Luca Nicola, përgjegjës për federatat anëtare të FIFA’s, këta janë katër zyrtarët e naltë të organizatave ma të mdha të futbollit në botë, të cilit kane mbrri në kryeqytet për me pa nga afër gjendjen e futbollit në vend në prag të pranimit të Kosovës në këto dy organizata.

Ata ditën e nisën me vizitë në Federatën e Futbollit të Kosovës, ku u pritën nga udhëheqës të këtij institucioni nga të cilët kërkuan sqarime për të gjitha segmentet e organizimit.

“Mbasi u informuen mbi infrastrukturën, aktet normative ligjore dhe ato organizative të kësaj federate, komisioni u nda jashtëzakonisht i kenaqun”, kështu thuhet në komunikatën e FFK’s.

Zyrtarët e UEFA’s e FIFA’s janë pritë në takim edhe nga të parët e shtetit Presidenti e Kryeministri.

Gjatë takimit me Presidentin e Republikës, delegacioni asht shprehë i kenaqun me investimet në infrastrukturën sportive, derisa Thaçi ka theksue se Kosova e meriton me u anetaresue në familjet ma të medhaja të futbollit europian dhe atij botnor.

Se Kosova meriton me qenë antare e UEFA’s e FIFA’s e ka thanë edhe Kryeministri Isa Mustafa, i cili ka theksue se institucionet e vendit po punojnë vazhdimisht për avancimin e futbollit.

Nikoqir i delegacionit ishte edhe Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala.

Delegacioni ka vizitue edhe stadiuimin e Prishtinës dhe stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë.