FIFA e voton presidentin e ri

Anëtarët e FIFA’s sot pritet ta zgjedhin presidentin e ri dhe t’i kalojnë reformat që shpresojnë se do të hapin nji rrugë të re shpëtimi nga stuhia e skandaleve, që po simbolizohet me ranien e liderit veteran të këtij institucioni, Sepp Blatter.

Gara për presidentin e ri asht shndrru në nji betejë Europë – Azi, ndërmjet sheikut Salman bin Ebrahim Al Khalifa dhe Gianni Infantinos.

Por ish-zavendëspresidenti i FIFA’s, princi Ali bin al Hussein mori nji shtytje të Premten, tue u përkrah nga SHBA dhe Australia.

Rezultati asht i pasigurt dhe ekspertët thonë se liderët e futbollit nuk do të jenë në gjendje që t’ju ikin hetimeve për korrupcion multi-nacional, pamvarësisht se do të zgjidhet presidenti i ri.

Blatter, 70 vjet, do të mungojë në kongresin e jashtëzakonshëm në Zürich.

Policia zviceriane arrestoi zyrtarë të FIFA’s atje, dy ditë para ri-zgjedhjes së tij në Majin e vitit të kaluem.

Që atëherë, Blatter asht përjashtu nga futbolli për 6 vite për shkelje të etikës dhe mund të përballet me akuza penale.