FIFA i jep fund dilemave: Qe kush mundet me luejt për Kosovën

FIFA i ka dhanë fund diskutimit në lidhje me futbollistët me origjinë kosovare që kanë përfaqësue ma parë ekipe të tjera kombëtare dhe tash duen të zgjedhin atë të Kosovës.

Institucioni ma i naltë i futbollit botnor ka sqarue se asnji lojtar që ka veshë fanellën e nji kombëtare tjetër në nji ndeshje zyrtare mbas datës 13 Maj (datë kur Kosova u anëtarësue në FIFA) nuk ka të drejtën e ndryshimit të përfaqësueses, në këtë rast të zgjedh Kosovën.

Kjo don me thanë se të gjithë lojtarët me origjinë kosovare që kanë luejt në Europian nuk mund të ndryshojnë përfaqësuese. Këtu padyshim përfshihen lojtarët kosovarë që luejnë me Shqipninë apo Zvicrën.

Me pak fjalë, Xhaka, Shaqiri, Tarashaj apo Behrami tashma nuk mund të ndryshojnë kombëtare.

Mirëpo, nga kjo e drejtë nuk janë të privuem emna si Adnan Januzaj, Besart Berisha, Valdet Rama apo Loret Sadiku, të cilët në rast dëshire, mund të zgjedhin të luejnë për Kosovën, mbasi nuk kanë asnji paraqitje në nji ndeshje zyrtare me nji përfaqësuese tjetër mbas datës 13 Maj.