FIFA i jep leje sulmuesit të njohun me ju bashkue Kosovës

FIFA i ka dhanë lejen sulmuesit 23 vjeçar që t’i bashkohet Përfaqësueses që drejtohet nga Albert Bunjaki.

Menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, ka konfirmue për Lajmi.net se Rashanit i asht dhanë leja nga FIFA.

Rashani ka shënue dy golla për Përfaqësuesen e Kosovës, në miqësoren me Shqipninë dhe Ishujt Faroe.

FFK janë në pritje edhe të tri konfirmimeve, të Besart Berishës, Arbër Zenelit dhe portierit Adis Nurkovic.