FIFA jep nji lajm të madh për Kosovën

FIFA ka njoftue se asht ende tue konsiderue kërkesën e Kosovës për me i lejue futbollistët që të ndërrojnë ekipet e tyne dhe ta përfaqësojnë atë.

FIFA asht ende tue konsiderue kërkesën e Kosovës për m’i lejue futbollistët që të ndërrojnë ekipet e tyne dhe ta përfaqësojnë atë, ka njoftue Federata Ndërkombëtare e Futbollit, të Ejten.

Kosova, që ka me zhvillue ndeshjen e parë zyrtare ndërkombëtare të Hanën në duel me Finlandën në kualifikime për Kampionatin Botnor 2018, u pranue si anëtare në FIFA dhe UEFA në Maj, përkundër kundërshtimit të fuqishëm nga Serbia.

FIFA i ka thanë agjencisë së lajmeve Reuters se ka marrë: “nji seri të kërkesave për ndërrimin e asociacionit nga Federata e Futbollit të Kosovës. Si rezultat, na nuk jemi në pozitë të komentojmë ma tepër rreth tyne, ose të japim nji vlerësim tash për tash”.

Zvicra dhe Shqipnia kanë futbollistë me prejardhje nga Kosova.