FIFA jep vendimin lidhun me tifozët për ndeshjen e Shqipnisë ndaj Izraelit

Tifozët shqiptarë munden me pa nga shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” ndeshjen kundër Izraelit, mbasi FIFA ka vendosë që mos me ndëshkue FSHF’n me mbylljen e dyerve të stadiumit për shkak të sjelljes të papërshtatshme të tifozëve të saj.

Dhezja dhe hedhja e fishekzjarrëve gjatë ndeshjeve me Lihtenshtejnin dhe Spanjën kishte ba me lindë tuta se si përsëritës në ngjarje të tilla, Shqipnia rrezikonte mbylljen e dyerve të stadiumit për takimin e muejit Nandor.

Por, në vendimin e dalë sot nga Komisioni Disiplinor i FIFA’s, për secilën nga ndeshjet e Tetorit, FSHF ka marrë nji gjobë prej 25 mijë frangash dhe paralajmërim.