FIFA ka lajm të keq për Real Madrid dhe Atletico Madrid

FIFA ka hedhë poshtë ankesën e Atletico Madridit dhe Real Madridit rreth ndalimit të transferimeve në dy afate kalimtare.

Komiteti i Apelit të FIFA’s ka shqyrtue ankesën e Atletico Madridit dhe Real Madridit dhe ka konfirmue ndalimin e transferimeve në dy afatet e ardhshme kalimtare.

Reali dhe Atletico akuzohen se e kanë thye rregulloren e FIFA’s për transferimin e futbollistëve të mitun.

Atletico Madrid, po ashtu asht gjobitë me 900 mijë franga zvicrane, ndërsa Real Madrid me vetëm 360 mijë.

Lajmi i mirë asht se, të dy ekipet mund të shesin apo largojnë lojtarë.

Kujtojmë se, Real Madrid dhe Atletico Madrid mund të transferojnë vetëm në afatin kalimtar të Kallnorit të vitit 2018.