FIFA konfirmon emnat edhe të 4 futbollistëve – përfshi Rashicën!

FIFA u ka dhanë dritën e gjelbër pesë lojtarëve me luejtë për Kosovën.

Ankthi për Kosovën tashma ka marrë fund.

Pesë lojtarët, të cilit ishin në ethe se çfarë përgjigje do të marrin para ndeshjes historike me Finlandën, tashma kanë mësue fatin e tyne.

Amir Rrahmani, Alban Meha, Milot Rashica dhe kapiteni Samir Ujkani edhe zyrtarisht FIFA u ka dhënë leje që të luajnë për Kosovën.

Fadil Vokrrri ka thanë se edhe Herolind Shala mund të quhet punë e kryeme, por që për të nuk ka ende konfirmim zyrtar, derisa për Valon Berishën do të vendoset pak ma vonë.

Ata tashma do të jenë të barabartë me lojtarët tjerë dhe në dispozicion për trajnerin Albert Bunjaki për ndeshjen me Finlandën, i cili tashma ndihet ma i çliruem dhe mund të zgjedh formacionin ma të mirë që ka.