FIFA: Kosova mbetet statike, Shqipnia 25 vende ma poshtë!

Kosova ka me mbetë në vendin e 164 në renditjen e përgjithshme të FIFA’s, edhe mbas humbjes nga Turqia.

Megjithë rezultatet jo të mira, përfaqësuesja e drejtueme nga Albert Bunjaku ka mbet e palëvizshme në këtë listë.

Nga ana tjetër, Kombëtarja shqiptare vijon ranien e lirë në renditjen e FIFA’s.

Mbas humbjes shokuese 0-3 në shtëpi ndaj nji kundërshtari direkt si Israeli, sigurisht që nuk mund të prisnim lajme të mira për renditjen që ka me u publikue zyrtarisht më 24 Nandor.

Kuqezijtë që drejtohen nga Gianni De Biasi kanë me humbë dy vende, tue zbrit në poziconin e 49, poshtë Congos dhe Australisë.

Israeli ndërkohë ka përfitue shumë nga fitorja ndaj Shqipnisë mbasi ka nji ngjitje rekord me 25 pozicione.