FIFA kundër Zvicres: Kosovarët e Zvicres munden me luejt për Kosovën

FIFA ka lanë të hapun mundësinë që lojtarët kosovarë të Zvicrës me ju bashkue Kosovës.

Në komunikimin elektronik të zyrtarëve të saj me gazetarët e “Blick”, ata kanë shpjegue se në rast kërkese të emnave si Shaqiri e Xhaka, ajo ka me u marrë në shqyrtim nga Komisioni i Statusit të Lojtarit, me mundësi reale për me u pranue.

Por, simbas presidentit të Federatës Zvicerane, Peter Gillieron, ka me qenë e pamundun që lojtarët, të cilët kanë luejt në ndeshje zyrtare, me ndryshue kombëtaren.

“Na e marrim thuejse të mirëqenë se asnji lojtar me nënshtetësi të dyfishtë kosovare dhe zvicerane që ka luejt në nji kompeticion zyrtar nuk mundet me ndërrue kombëtaren”, u shpreh Peter Gillieron.

Megjithatë, simbas “Blick”, nji precedent i rrezikshëm mundet me u krijue shumë shpejt nga kërkesa e nji lojtari që ka veshun fanellën e Shqipnisë, i cili ka me synue me ju bashkue kombëtares së Kosovës.