FIFA pranon kërkesën e Kosovës, votohet me 13 Maj

Nji tjetër hap i madh i futbollit kosovar mbas pranimit në UEFA me 3 Maj në kongresin e qeverisë së futbollit europian, që u zhvillue në Budapest të Hungarisë. Këshilli i FIFA-s ka pranue kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës, që ajo me u shqyrtue në kongresin e radhës të institucionit më të randësishëm të futbollit botnor që ka me u mbajtë me 13 Maj në Meksikë. Lajmi asht konfirmue nga përfaqësuesi gjerman i Këshillit të FIFA-s, Wolfgang Niersbach, mbas mbledhjes së grupit të ekspertëve. Kërkesës së Kosovës i bashkangjitet edhe ajo e Gjibraltarit, që vetëm nji ditë ma parë kishte fitue gjyqin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv për pranimin e kërkesës për anëtarësim në FIFA.

Tashma u takon 209 anëtarëve të FIFA-s me vendosë nëse Kosova dhe Gjibraltari kanë me u pranue në familjen e madhe të Futbollit Botnor. Ashtu sikurse në votimin e zhvilluem në Kongresin e UEFA-s, për pranimin e Kosovës në FIFA kërkohet nji shumicë e thjeshtë, 50% plus nji anëtar, që shteti ma i ri europian me aderue në organizmin ma të nalttë të futbollit. Nëse kjo ndodh, cka asht e pritshme në këtë kongres, atëherë Kosovaka me marrë pjesë në elimintoret e Botnorit “Rusi 2018” që kanë me fillue në muejin Shtator.

Untitled