FIFA propozon ndryshimin e Botnorit të ekipeve

Federata Ndërkombëtare e Futbollit kërkon të zgjanojë Botnorin e Ekipeve tue rritë numrin e ekipeve pjesëmarrëse.

Simbas asaj që publikohet në mediat gjermane, qeveria e futbollit botnor synon ta çojë këtë numër në 16 ose 32 ekipe.

Formati aktual i këtij aktiviteti parashikon pjesëmarrjen e 7 ekipeve, kampionët e 6 kontinenteve dhe ekipin kampion të vendit organizator të tij. Problemi në këtë pikë qëndron te mënyra e organizimit të formatit të ri tue parë se datat e lana të lira në dispozicion për ekipt mes kampionateve dhe ndeshjeve të përfaqësueseve nuk janë të shumta.