FIFA tregon se kur ka me u luejt ndeshja Kroaci-Kosovë (foto)

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, e cila u ndërpre mbramë, për shkak të reshjeve të shiut, ka me u luejt sot, thuhet në faqen zyrtare të FIFA’s.

Të Shtunën, Kosova ishte mysafire e Kroacisë, në kuadër të kualifikimeve për Botnorin ‘Rusia 2019’, por për shkak të reshjeve të mëdha të shiut në ‘Maksimir’, referi dhe zyrtarët e FIFA’s, vendosën me ndërpre atë.

Loja u ndërpre në minutën e 22’të, dhe rezultati deri atëherë ishte 0-0.

Në faqen zyrtare të FIFA’s, thuhet se ndeshja Kroaci vs Kosovë ka me u luejt të Diellën, me 3 Shtator.

Bahet e ditun se ndeshja ka me u luejt sot në orë 14:30, tue vazhdue nga minuta e 22’të.

Shperndaje në: