FIFA viziton Ferronikelin

Sot në Drenas, në ambientet e ekipit të Feronikelit, kanë qëndrue zyrtarët e FIFA’s, të shoqnuem nga ata të FFK’s.

Delegacioni me zyrtarë të FIFA’s dhe FFK’s, të primë nga Presidenti i Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri dhe sekretari Eroll Salihu, u pritën nga kryetari i ekipit Ekrem Elshani dhe sekretari Isak Smajli.

Zyrtarët e FIFA’s u interesuen nga afër për organizimin e ekipit, për kushtet infrastrukturore e buxhetore.

Delegacioni i përbamë nga zyrtarët e FIFA’s dhe të FFK’s vizituen stadiumin “Rexhep Rexhepi” dhe qendrën stërvitore, donacion nga Bashkimi Europian.4_1468608812-3914876