Fillojnë 15 minutat e mbetun të ndeshjes Shqipni-Maqedoni

Kanë fillue 15 minutat e mbetun të ndeshjes në mes të Kombëtares Shqiptare dhe Maqedonisë, e cila për shkak të motit të ligë nuk mundi me vazhdue dje.

Mbas konsultimeve mes UEFA’s e dy federatave u vendos që minutat e mbetuna të eliminatores së parë të botnorit Rusi 2018 për kombëtaren shqiptare të zhvilloheshin ditën e sotme n’orën 14:00.

Aktualisht në Shkodër nuk ka reshje, por koha asht e vrenjtun dhe nuk premton shumë.

Megjithatë shpresohet që në këto 15 minuta të mos përsëritet moti i keq i mbramjes së kalueme dhe lojtarët shqiptar të dalin në lojën e tyne.