Finalet e NBA, Golden State ngritë epërsinë në 2-0

Golden State fiton sërish në Finalen e madhe të NBA ndaj Cleveland Cavaliers. Në “Oracle Arena”, Warriors e ka shkatërrue ekipin nga Ohayo 110-77, tue marrë kryesimin 2-0 në serinë e përballjeve me te, tue i vnue përpara Cleveland detyrën e vështirë me rikthye rezultatin.

Edhe në këtë përballje Curry dhe Thompson nuk u shfaqën në maksimumin e tyne dhe e mbyllën takimin, respektivisht me 18 dhe 17 pikë. Por, Golden State kallxoi sërish se asht në gjendje me fitue edhe kur “Splash Brothers” nuk shkëlqejnë plotësisht.