Finalja Atletico Madrid-Real Madrid, qe statistikat dhe tana gjanat rreth kësaj ndeshje

Vendi: San Siro – Milan
Koha: 28 Maj 2016, me fillim në orën 20:45
Referi: Mark Clattenburg.
Takimi: Real Madrid – Atletico

Sonte, me fillim në orë 20:45 luhet finalja e madhe e Champions League, mes Real Madrid dhe Atletico Madrid. Nga kjo finale nji gja asht shumë e sigurt, trofeu ka me shkue në Madrid gjithsesi.

FAKTE:

Real Madrid ka arritë në finalen e Ligës së Kampionëve/Kupës Europiane për herë të 14’t, ma shumë se çdo ekip tjetër. Ata kanë fitue 10 nga 14, nji rekord i pathyeshëm, tue përfshi edhe katër të fundit (1998, 2000, 2002, 2014).

Atlético Madrid ka arritë në finalen e Ligës së Kampionëve/Kupës Europiane për herë të tretë (1974, 2014, 2016). Ata deri tash kanë humbë dy finale të maparshme (me Bayern Munchen, mbas nji ndeshje të përsëritun në vitin 1974; me Real Madrid mbas kohës shtesë në vitin 2014).

Kjo asht hera e tretë në katër vitet e fundit që finalja e Ligës së Kampionëve asht zhvillue nga ekipet nga i njajti komb (Gjermani 2013, Spanja 2014, Spanja 2016).

Trofeun ka me marrë nji ekip spanjoll, që do me thanë se ky trofe ka me shkue në Spanjë për sezonin e tretë rradhazi. Rekordi mbahet nga Anglia, tue e fitue gjashtë vite rradhazi nga viti 1977 deri vitin 1982.

Atlético ka fitue shtatë nga 16 ndeshjet e fundit kundër Real Madrid’it, në të gjitha garat (5 barazime, 4 humbje). Ata kishin dështue me fitue në 25 ndeshjet e maparshme ndaj Real’it (6 barazime, 19 humbje).

Real Madrid ka fitue vetëm dy nga 12 ndeshjet e fundit zyrtare kundër Atlético, por të dyja fitoret kanë ardhë në Ligën e Kampionëve (4-1 mbas kohës shtesë në vitin 2014 në finale, 1-0 në ndeshjen e dytë çerekfinale të sezonit të kaluem).

LËNDIMET:

Sa i përket lëndimeve, fatmirësisht të dyja ekipet kanë gati të gjithë lojtarët në dispozicion. Zidane nuk ka me mujt me llogaritë në shërbimet e Raphael Varane, që asht mungesa e vetme e kësaj finale nga të dyja ekipet.

NDESHJET E FUNDIT TË DY EKIPEVE

Pesë ndeshje e fundit të Real Madrid:

Deportivo La Coruna 0:2 Real Madrid
Real Madrid 3:2 Valencia
Real Madrid 1:0 Manchester City
Real Sociedad 0:1 Real Madrid
Manchester City 0:0 Real Madrid

Pesë ndeshjet e fundit të Atletico:

Atletico 2:0 Celta Vigo
Levante 2:1 Atletico
Bayern 2:1 Atletico
Atletico 1:0 Rayo Vallecano
Atletico 1:0 Bayern

PËRBALLJET E FUNDIT MES TYNE:

Real Madrid 0:1 Atletico
Atletico 1:1 Real Madrid
Real Madrid 1:0 Atletico
Atletico 0:0 Real Madrid
Atletico 4:0 Real Madrid