Finalja e Euro 2016: Kjo asht e tepërt nga ana e francezëve!

Në Francë janë të bindun për fitoren kundër Portugalisë sonte në finalen e madhe të Euro 2016.

Bile, vetëbesimi asht aq i tepruem, sa që francezët kanë vendosë me ba gati edhe autobusin e hapun për festë.

Nji gja e tillë asht ba e ditun përmes nji video që po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihet në rrugë autobusi ku shkruhet “Kampionë të Europës”.

Mbetet me u pa nëse vërtetë ka me ju dashtë ai autobus francezëve, mbasi që egzistojnë gjasat që me pasë festë edhe me autobus të kuq – atë të Portugalisë.