‘Finalja’ e Europianit para kohe!

Spanja ka humbë nga Kroacia, dhe kështu përfundon dyta në grupin D.

“Furia e Kuqe” ka me luejtë ndaj Italisë, e cila e ka sigurue vendin e parë në grupin E.

Këto dy kombëtare ishin finaliste në Europianin e kaluem, ndeshje të cilën spanjollet e fituen 4:0.

Italia ka mundësinë e hakmarrjes për ate humbje, por Spanja konsiderohet favoriti i parë për me fitue tanë Europianin, jo veç këtë ndeshje.

Kjo ndeshje ka me u luejtë të Hanen në orën 18:00.