Finlanda i tutet Kosovës

Portieri i Finlandës, Lukas Hradecky, thotë se përfaqësuesja e Kosovës në futboll asht nji mister për Finlandën. Por, ai thotë se nuk ka me qenë e lehtë përballja më 5 Shtator në Turku të Finlandës.

Kosova përballet me Finlandën në kuadër të eliminatoreve për Botnorin 2018. Ka me qenë ndeshja e parë në eliminatoret për Botnorin 2018 për të dy përfaqësueset.

“Mendoj se asht nji mister i vërtetë. E sigurt asht se nuk ka me qenë ndeshje e lehtë. Kosova ka lojtarë të fortë”, ka thanë Hradecky për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Finlandës.