Finlandë–Kosovë, shitje rekord e biletave në ditën e parë

Ndeshja e parë e Kombëtares së Kosovës ndaj Finlandës në udhëtim për kualifikimet e Botnorit “Rusia 2018”, ka ba që me pas interesim të madh.

Biletat për këtë sfidë kishin dalë në shitje të Premten dhe që në ditën e parë janë shitë rreth 70 për qind e tyne.

“Biletat për ndeshjen Finlandë-Kosovë kanë fillue me u shitë dhe sa kuptova vetëm dje janë shitë 70 për qind e tyne”, deklaroi Albert Bunjaki, trajner i Kosovës, tue theksue se djelmoshat e tij kanë me qenë gati për duelin historik.

Shumë prej biletave janë ble nga bashkëatdhetarët shqiptarë që menxi presin me pa Kosovën në nji ndeshje kualifikuese.

Ky takim luhet me 5 Shtator në Veritas Stadium të qytetit Turku, në orën 21:45, simas orës lokale, që i bie në 20:45 simbas asaj në Kosovë.

Stadiumi ka kapacitet prej vetëm 9.372 ulësesh.